Showbiz

Aksidentohet Calvin Harris dhe partnerja e tij

Dj i famshëm i cili po korr mjaft sukses me hitin e tij në bashkëpunim me Dua Lipa-n, “One Kiss”, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Calvin Harris dhe e dashura e tij Aarika Wolf ndodhen në Beverly Hills për disa ditë pushimi dhe teksa kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre janë përplasur me një tjetër automjet.

Makina e tyre Range Rover është përplasur me një Honda e cila po drejtohej nga dy vajza ndërkohë që në timonin e makinës së artistit ishte e dashura e tij.

Automjetet e tyre kanë pësuar dëmtime të rënda po ashtu edhe vajzat të cilat ishin brenda në Honda. Sa i përket Calvin Harris dhe partneres së tij ata nuk pësuan dëmtime serioze por momentalisht janë duke u kujdesur për vajzat e tjera.