Aktualitet

Aksidentoi të miturin dhe tentoi të largohej, ndalohet 53 vjeçari në Vlorë

Një 53 vjeçar është shoqëruar në policinë e Vlorës pasi aksidentoi një 11 vjeçar dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, ku 53 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjëhershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.