Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Damson Idris vjen me një falënderim publik për reperin Jay-Z!

Aktori i njohur Damson Idris ka konfirmuar së fundmi se reperi Jay-Z e ndihmoi atë në marrjen e një Green Card për të punuar në Amerikë në dramën “Snoëfall”. 31-vjeçari, foli për Complex se si ylli i rap-it e ndihmoi të merrtë këtë dokument, gjë që i jep një personi mundësinë të qëndrojë përgjithmonë në SHBA.

Idris tha se ai iu drejtua artistit të “Empire State Of Mind” për favorin.

Ai ka bërë shumë gjëra për mua gjatë viteve. Ai më ka mbështetur gjithmonë. Ai i mbështet të gjithë. Ai mbështet aq shumë njerëz që ju as nuk i njihni. Sinqerisht, duhet t’u them të gjithëve këtë tani. Ai është padyshim një pionier i kulturës dhe i çdo gjëje. Është idhulli im, faleminderit Jay-Z! Unë do t’ua kthej një nder njerëzve që vijnë pas meje gjithashtu.

Rikujtojmë, se me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, reperi legjendar kryesoi listën e Forbes.

Jay-Z është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.