Celebrities Showbiz

Aktori Nick Cannon zbulon se djali i tij është diagnostikuar me autizëm!

Të martën, më 2 prill, Nick Cannon ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka zbuluar diagnozën kryesore të djalit të tij Zilion. Cannon dhe De La Rosa e zbuluan lajmin të martën në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, duke rrëfyer se 2-vjeçari është diagnostikuar pak kohë më parë. Ata kishin shkruar:

Djali ynë i bukur e sheh jetën në 4D dhe kjo na mëson diçka të re çdo ditë! Dashuria e tij, fuqia dhe zgjuarsia ndriçon çdo dhomë ku ai hyn. Jemi të bekuar që Zoti e vendosi këtë shpirt të bukur nën kujdesin tonë dhe duam të themi se e pranojmë sfidën me gjithë shpirt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Abby De La Rosa (@hiabbydelarosa)

Cannon dhe De La Rosa shtuan gjithashtu se vendosën ta ndanin këtë lajm pikërisht në ditën dedikuar autizmit për të shtuar vëmendjen dhe kujdesin ndaj personave që i përkasin spektrit autik. Ata e mbyllën fjalën, në video e postuar ku shfaqen të tre fëmijët duke thënë se:

Le të krijojmë një botë më të mirë mirëkuptimi dhe dashurie!

Babai i 12 fëmijëve ka binjakë, Zilion dhe Zion, si dhe vajzën, Beautiful, me Abby De La Rosa.