Showbiz

Aktorja e famshme gjen një dhuratë të pazakontë në derën e shtëpisë së saj

Kate Beckinsale ka bërë një postim në Instagram ku i tregon të gjithë ndjekësve të saj dhuratën e pazakontë që mori nga një person anonim.

Në derën e shtëpisë së saj dikush kishte lënë një tufë me trëndafila të kuq si dhe një lepur të mbyllur në kafaz.

“Çfarë dreqin është kjo?” -shkroi 47-vjeçarja duke shtuar se nuk ka asgjë të bukur të shohësh një brejtës në kafaz aq më tepër të të dërgohet nga një person anonim.

Ylli i “Underworld” tha se lepuri mund të kishte vdekur nga nxehtësia pasi nëse nuk do të kishte qenë në shtëpi do të kishte qëndruar i mbyllur në kafaz jashtë derës së shtëpisë së saj në temperatura shumë të larta.