Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur Sophie Turner do të jetë pjesë e serialit të njohur…

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja e njohur Sophie Turner do të jetë pjesë e serialit “StairCase”. Seriali bazohet në dokumentarin me të njëjtin emër, si dhe libra dhe raporte të ndryshme në lidhje me rastin e Michael Peterson, i cili u akuzua për vrasjen e gruas së tij, Kathleen në 2001.

Sipas mediave, aktorja do të luajë Margaret Ratliff, një nga vajzat e adoptuara të Michael. Pjesë e kastit janë dhe aktorët Colin Firth, Toni Collete, Parker Posey, Juliette Binoche si dhe Rosemarie DeWitt.

“StairCase” është shkruar dhe prodhuar nga Antonio Campos dhe Maggie Cohn. Campos do të drejtojë gjithashtu gjashtë nga tetë episodet. Seriali është një bashkëprodhim midis “HBO Max” dhe “Annapurna Television”.

Rikujtojmë, se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Turner u bën prindër për herë të parë para pak kohëve. Ylli i “Game of Thrones” solli në jetë vajzën e saj në një spital në Los Angeles.

Së fundmi aktorja e njohur është revoltuar me paparacët të cilët kanë shkrepur disa foto të vogëlushës pa marrë miratimin e saj apo të bashkëshortit, Joe Jonas.

Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.