Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Hunter Schafer nuk dëshiron më të luajë rolin e transgjinores!

Aktorja e “Euphoria”, Hunter Schafer ka thënë së fundmi se nuk dëshiron më të luajë role transgjinore. 25-vjeçarja fitoi famë duke luajtur një personazh trans, Jules Vaughn, në dramën hit të HBO-së për adoleshencë. Por Schafer tha se ndiente se mund të shkonte më tej si aktore.

Kam punuar kaq shumë për të arritur këtu ku jam, duke kaluar këto pika vërtet të vështira në tranzicionin tim dhe tani dua vetëm të jem vajzë dhe më në fund të vazhdoj përpara.

Duke folur për revistën “GQ”, Schafer tha se të qenit e njohur thjesht si një “aktore trans” ishte në fund të fundit poshtëruese për të dhe atë që ajo do të bëjë.

Aktorja vijoi:

Më janë ofruar shumë role trans dhe thjesht nuk dua ta bëj. Nuk dua të flas për këtë. Unë e di me të vërtetë që jam një nga njerëzit trans më të famshëm në media për momentin dhe ndiej një ndjenjë përgjegjësie dhe ndoshta pak faj, që nuk jam më shumë një zëdhënës. 

Rikujtojmë se rreth 50 protestues pro-palestinezë u arrestuan në New York në fillim muajit shkurt, sipas grupit protestues “Voice of Peace”, i cili organizoi protestat. Aktorja Hunter Schafer ishte pjesë e grupit të protestës. Ajo është fotografuar e veshur me një bluzë me shkrimin “Ceasefire now”.

“Hunter u arrestua në një protestë me 50 persona të tjerë. Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë dhe drejtësinë palestineze”,-tha një zëdhënës i grupit. Rikujtojmë se para disa muajsh aktorja i dha fund lidhjes me Dominic Fike. Këngëtari i “Mona Lisa” konfirmoi ndarjen teksa po fliste në një intervistë të Apple Music me Zane Lowe. “Thjesht kam mbaruar së qeni në një marrëdhënie tani”,-tha ai.