Rajoni

Albin Kurti: Qeveria pa koalicion, Serbia të demokratizohet; hapi i 4-rt luftëra në rajon…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurti në Kosovë bën një analizë të gjerë të situatës politike në vend dhe marrëdhënieve të qeverisë së tij të ardhshme me Serbinë. Albin Kurti, u shpreh i bindur se kabineti i tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Nëse do të jetë e nevojshme thotë Kurti do të përpiqem të marrë vota ngë deputetë opozitarë joserbë, të cilët sipas tij, kanë përgjegjësinë të përfaqësojnë votuesit.

“Ne e kemi bere nje koalicion para zgjedhjeve, dhe ai është me listën e presidentes Vjosa Osmani, cka bëri që këto zgjedhje të parakohshme të ktheheshin në një referendum për popullin, ku ne arritëm një fitore bindëse. Për rrjedhojë, nuk shohim asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” si partnere të ardhshme të qeverisë sonë”.

Sa i përket raporteve me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes vlerëson se Beogradi duhet të demokratizohet dhe të nisë një kapitull të ri që të mos mbahet mend si shteti që hapi 4 luftëra në Ballkan.

“Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë, por unë shpresoj se do të arrijmë të krijojmë një dialog të ri nën kujdestarinë e Brukselit dhe më ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ne kemi nevojë për zhvillim, ndërsa Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj. Ata nisën katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen”, deklaron Kurti.