Celebrities Gossip Showbiz

Albumi i shumëpritur u publikua, por Mozzik dhe Loredana na konfuzuan edhe më shumë!

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish e këtë herë rrugët e ribashkimit duken të pakta.

Tani që albumi u publikua i gjithi, është diçka që na ngacmon. Në këngët e tyre, gjithçka duket shumë personale, duke përfshirë tekstet e këngëve dhe klipet.

I dehur në dashuri kur jam me ty. A nuk e sheh që jam penduar? Dua të kthehem, por jam shumë krenar. Mke sha e tkom sha, mke vra e tkom vra. Kom bo shum sene ama edhe ti shumë ke bo. Kom përbi plot sene e vazhdoj hala. Besoj ka ardh koha Hanas me ja bo një vëlla..

Fillimisht mund të duket vetëm si tekst i një kënge, por që lidhet shumë me ta. Dyshja duket se gjatë ribashkimit, që fatkeqësisht zgjati shumë pak kanë planifikuar të zgjerojnë familjen, por duket se problematikat ishin më të mëdha se dashuria.

Jo vetëm kaq, por në një postim në Instagram, ku Loredana ka treguar një pjesë nga kënga e re me reperin e hitit Madonna, krahas saj ka shkruar “Më fal” me një emoji të një zemre të thyer.

Më fal

Gjërat mes dyshes janë ende të paqarta, megjithatë na mbetet të shijojmë albumin e ri, derisa dyshja të na tregojnë seç po ndodh në të vërtetë mes tyre.

Rikujtojmë se, vetë reperja, e cila me anë të një postimi ku u shfaq së bashku me Mozzik, duke zbuluar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti u shpreh me disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre.

Loredana tregoi që dy artistët tanimë janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.