Aktualitet

Ambasadorja Kim: Uashingtoni nuk ka në shënjestër politikën e brendshme të Shqipërisë!

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kim thekson se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve dhe në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, por flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.

Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar dhe,nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje.

Kim mohon që SHBA-ja të përfshihet në punët e brendshme të Shqipërisë!

Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë.