Celebrities Gossip Showbiz

Angela Martini na zbulon një detaj shumë interesant rreth saj!

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me ne një fakt interesant për veten e saj, që është një perfeksioniste e vërtetë kudo. Në punët e shtëpisë, kompjuter  e sidomos në celularin e saj personal.

Fakt interesant, unë e dashuroj të jem e organizuar në çdo gjë! Kur them “çdo gjë”, e kam në çdo gjë, në shtëpinë time, dollap, telefon, kompjuter, etj. Sidomos telefoni im është më së shumti i organizuar. Kam punuar që ta organizoj telefonin tim me dhjetëra mijëra foto dhe video për 6 muaj pa ndalim duke i organizuar në albume, shumë afër perfeksionit. Po, e di që është paksa e çuditshme, por më pëlqen shumë!

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.