Celebrities Showbiz

Angelina Jolie ndan me ndjekësit e saj një letër nga një vajzë e re afgane dhe ka një mesazh të rëndësishëm!

Angelina Jolie përdori platformën e saj të rrjeteve sociale për t’u bërë zëri i një gruaje afgane në vështirësi. Ylli i Hollywood-it, aktorja 46-vjeçare, hyri në llogarinë e saj në Instagram së funsmi për të ndarë një fragment nga një letër që i është dërguar asaj.

Jolie u bëri thirrje 12.2 milionë ndjekësve të saj që të gjurmojnë se çfarë po ndodh në Afganistan dhe të sigurohen që ata të mos harrohen. Ajo shkroi:

Një grua e re në Afganistan ma dërgoi këtë letër. Unë po e mbroj identitetin e saj, por ajo nuk ka mundur të kthehet në shkollë që kur talebanët morën pushtetin. Tani, me gratë që arrestohen thjesht për pjesëmarrje në protesta paqësore, mund të mos dalë më kurrë jashtë apo edhe të flasë pasi është vajzë. Mendoj se gratë nuk kanë asnjë të drejtë të flasin. Gruas i hiqen të drejtat dhe nuk lejohen të bëjnë asgjë në vend. Disa javë më parë, kur talebanët arrestuan dy nga gratë që ngritën zërin për të kërkuar të drejtat e gruas dhe lirinë, thjesht mendova se ky ishte fundi dhe mund të mos kem mundësinë të dal më jashtë ose madje të arrij të flas sepse jam vajzë.

Aktorja shtoi në mbishkrimin e postimit:

Ju lutemi, gjurmoni se çfarë po ndodh në Afganistan, ku gratë e reja po merren nga shtëpitë e tyre gjatë natës nën kërcënimin e armëve dhe po zhduken dhe kufizime të reja po vendosen për lirinë e grave dhe vajzave ditë pas dite. Ju lutemi ndihmoni që të mos harrohen.

Kjo nuk është hera e parë që Jolie i drejtohet Instagramit për të ngritur zërin për gratë afgane në nevojë. Pasi iu bashkua Instagramit në muajin gusht, aktorja ndau një letër nga një grua e re e shqetësuar për të ardhmen e Afganistanit pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.