Sport

Angli-Gjermani, formacionet e mundshme!

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja që premton të jetë shumë e fortë mes Anglisë e Gjermanisë dhe që luhet në Stadiumin “Wembley” të Londrës prej orës 18:00.

Sfida të kthen pas në vite, në gjysmëfinalen e Euro ‘96 po në Wembley ku tekniku aktual i anglezëve Gareth Southgate zhgënjeu duke gabuar në penalltinë vendimtare përballë gjermanëve.

Ende disa dyshime në formacion për Southgate, i cili që nga minuta e parë mund të propozojë sistemin me tre mbrojtës.

Skuadrës sime i jepet mundësia për të bërë histori!

Sa i përket mundësisë për të përfunduar në penallti, si në vitin 1996, Southgate theksoi se në çdo seancë stërviten për t’i gjuajtur.

Për trajnerin gjerman, Joachim Loew, ndeshje të këtij niveli përcaktohen nga detaje të vogla.

E rëndësishme është mënyra si lojtarët do t’i bëjnë ballë presionit në një ndeshje kaq delikate. Mund të jemi më të fortë nëse zgjidhim disa probleme në fushë! Nëse nuk ia dalim, gjithçka do të ndërlikohet!

Formacionet e mundshme:

ANGLIA (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Sterling, Kane, Foden. Trajneri Southgate.

GJERMANIA (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens; Havertz, Muller; Gnabry. Trajneri Loew.