Showbiz

Anne Hathaway nderohet me yllin e saj në “Walk of Fame”

Një tjetër aktore e famshme hollivudiane nderohet për kontributin e saj në industrinë e filmit.

Anne Hathaway sapo ka inaguruar yllin me ermin e saj në bulevardin “Walk of Fame”. Fituesja e çmimit “Oscar” nëpërmjet një deklarate për median ka falenderuar të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur në çdo hap të karrierës.

“Jam me të vërtetë e prekur” ,-tha 36-vjeçarja teksa është fotografuar pranë yllit të saj.