Showbiz

Antonio Banderas shërohet nga Covid-19 dhe ka një foto që mund ta vërtetojë këtë gjë

Aktori i famshëm hollivudian për 60-vjetorin e lindjes i tregoi botës se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas 2 javësh në terapi intensive në shtëpinë e tij më në fund artisti arriti ta mundë Koronavirusin dhe realizoi një foto që e vërteton këtë gjë.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Banderas publikoi një foto të modifikuar ku shfaqet duke gjuajtur me shkelm virusin që ka gjunjëzuar mbi 185 shtete.

“Pas 21 ditësh në trajtim intensiv të rreptë mund të them se kam fituar betejën me Covid-19. Jam shëruar. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që nuk ishin aq me fat sa unë dhe për ata që vuajtën më shumë. I uroj fuqi të gjithë atyre që momentalisht po luftojnë fort për të mundur virusin” -shkroi aktori spanjoll në postimin e tij.