Showbiz

Antonio Banderas tërheq vëmendjen me duartrokitjen e tij të çuditshme

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” vitin e kaluar aktorja e famshme australiane tërhoqi vëmendjen me mënyrën e saj të çuditshme të duartrokitjes.

Një video e postuar nga fansat e saj në Twitter u bë menjëherë virale si ndër më të çuditshmet në historinë e Hollywood por mesa duket ka edhe më keq!

Këtë herë është radha e Antonio Banderas i cili në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” mbrëmjen e së hënës, u bë qendra e vëmendjes për të njejtën arsye.

Aktori po i mbante gishtat e tij në një pozion jo të zakonshëm ndërkohë që po duartrokiste. Këto dy shembuj të artistëve jo vetëm që duken qesharake por gjithashtu vënë në pikëpyetje mënyrën se si duartrokasin njerëzit e thjeshtë.