Botë e Çuditshme Tech

Aplikacioni i motit që ju paguan pushimet tuaja nëse bie shi!

Inteligjenca Artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj. Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet. Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara. Duke përdorur të dhëna nga matësit ekzistues, Al i Google do të priret të parashikojë vendin se ku do të ndodh përmbytja.

Ndërkaq, “WeatherPromise” është një aplikacion i ri që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar motin gjatë udhëtimit tuaj. Nëse parashikimi i tyre nuk përputhet me realitetin, ata paguajnë deri në 10,000 dollarë. Nëse moti del siç ishte parashikuar, atëherë do të keni shteruar koston e WeatherPromise, 500 dollarë deri në 10,000 dollarë.

WeatherPromise do të përdorë teknologjinë e tij për t’ju treguar se sa shi do të bjerë, por nëse është gabim, është gati të paguajë të gjithë faturën tuaj të hotelit. Dan Price, bashkëthemelues i WeatherPromise, tha se:

Ne supozojmë se ju mund ta shikoni atë si një lloj sigurimi.

Profesori Chekitan S.Dev i Cornell’s SC Johnson College of Business e quajti atë një ide të shkëlqyer.

Moti mbetet një problem i madh për biznesin e hotelerisë.

Megjithatë, meteorologu Michael A. Favetta nuk është i bindur.

Në përvojën time, moti ndryshon shumë shpejt  dhe është e vështirë të parashikohet për më shumë se disa ditë.

Megjithatë, WeatherPromise duket se e di edhe se në cilën drejtim po fryn era, pasi mbledh të dhëna nga 2.3 milionë vende në planet çdo orë për të bërë parashikimet e saj. Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve, sipas kompanisë zvicerane të risigurimeve Swiss Re, e cila parashikoi se shuma mund të dyfishohej në 10 vite.  Sasia e dëmeve dhe mbulimi nga kompanitë e sigurimeve u ul në krahasim me një vit më parë pasi në vitin 2022 shuma e tyre u rrit për shkak të uraganit Ian. Por fatura për kompanitë e sigurimeve kaloi shifrën 100 miliardë dollarë për të katërtin vit radhazi.