Celebrities Gossip Showbiz

Surprizat nuk kanë të sosur, Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen në natën finale!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Tashmë emisioni sapo ka filluar dhe surprizat nuk kanë të ndalur që në minutat e para.

Tanimë Efi dhe Dea Mishel e kanë lënë shtëpinë, duke lënë vetëm Luizin dhe Kristin brenda në shtëpi. Por surpizat e kësaj nate nuk po reshtin. Gjatë transmetimit të disa klipeve të primeve të kaluara moderatorja Arbana Osmani tregon se sot ajo dhe bashkëshorti i saj Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen. Pasi stafi surprizoi moderatoren me një buqetë me lule, spektakli u rikthye përsëri në rrjedhën e tij ku të papriturat janë bërë diçka e zakonshme.