Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani i drejtohet Olta Gixharit: “Kam mbaruar punë me ty që me 6 maj!”

Mes Arbana Osmanit dhe Olta Gixharit është komentuar gjithmonë se ekziston një miqësi mirë dhe ky postim i dy personazhve të ekranit e vërteton më së miri këtë. Ka qenë Olta, ajo që fillimisht ka ngacmuar Arbanën përmes një postimi në Instagram, duke i dërguar një foto nga një prej restoranteve të shumtë që moderatorja viziton shpesh.

“Vetëm për njërën është kjo foto”, shkruan bashkangjitur fotos Olta, e cila ka marrë menjëherë përgjigje nga Arbana, e cila ka shkruar: “Kam mbaruar punë me ty më 6 maj”.

Olta nuk është ndalur me kaq, ajo ka publikuar një video ku shihet duke hapur një shishe shampanjë, me një mënyrë që Arbana duket se është bërë profesioniste tashmë. Por Olta nuk mund ta hapë siç duhet dhe përfundon duke e thyer shishen.

“Do ta hap si Arbana i thashë”, shkruan Olta. “Po si nuk bërë një gjë të saktë”, i përgjigjet Arbana. Por duket se më në fund Olta ja ka marrë dorën dhe e hap shishen siç duhet.

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Para pak kohësh, Olta ka postuar një ‘Ask’ në Instastory ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe një ndër tyre ka qenë lidhur me edicionin e tretë të “BBV”. Olta ka treguar se një nga pyetjet e shpeshta që i bëhen është nëse do të jetë pjesë e “BBV3” dhe më në fund është përgjigjur.

Olta do jesh tek “BBV3”?

Olta: Hahaha pyetje kampione