Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajlit nuk i pëlqen aspak çmimi i faturës që i ka ardhur vetëm për një shishe ujë…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një Instastory ka treguar një faturë që i ka ardhur ku vetëm një shishe ujë kushton 5 euro dhe kjo padyshim i është dukur anormale modeles dhe nuk ka ngurruar ta tregojë në llogarinë e saj personale në Instagram.

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.