Celebrities Gossip Showbiz

Ariana Grande heq dorë nga pamja e saj legjendare!

Këngëtaren Ariana Grande, gjithmonë e kemi parë me një model karakteristik të flokëve që e kanë identifikuar prej kohësh, flokët e kapur bisht. Megjithatë arsyeja e këtij look-u nuk lidhet me imazhin, pasi këngëtarja ka treguar se flokët e saj i ishin dëmtuar dhe bishti ishte e vetmja mënyrë për ta maskuar.

Për këtë arsye, fansat vetëm në këtë paraqitje mund ta njohin këngëtaren. Gjithsesi, duket se për Ariana-n ka ardhur koha për një ndryshim dhe jo të vogël madje. Këngëtarja ka ndryshuar modelin e flokëve për sezonin e verës, duke ardhur me një look të ri. Një transformim shumë i dukshëm por duhet thënë se i përshtatet shumë.

Ariana ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqet me flokët ndryshe. Mesa duket ajo ka menduar se ka ardhur momenti për një look më veror, më të freskët dhe ka ardhur me flokë të shkurtër.

Për ata që nuk e dinë dhe duan të guxojnë njësoj si Ariana me këtë model, ai quhet ‘bob’. Edhe fansat e shumtë të këngëtares duken se e kanë pëlqyer shumë në këtë formë Ariana-n pasi komentet poshtë fotove ishin kryesisht pozitive.

Rikujtojmë se, rreth një muaj më parë, Ariana ka postuar disa foto nga ceremonia e fshehtë e dasmës së saj, ku duket e mrekullueshme me fustanin e bardhë të nusërisë, të cilat i ka shoqëruar si mbishkrim me datën e martesës.