Showbiz

Arilena Ara vlerësohet në ceremoninë e “The Best Awards” në Paris

Këngëtarja Arilena Ara është drejtë rrugës së suksesshme të ndërkombëtarizimit dhe është i mahnitshëm fakti që ajo edhe pse 19-vjeçe është shndërruar në një fenomen.

Së fundmi ajo është vlerësuar me një tjetër çmim nga eventi i zhvilluar në Paris, “The Best Awards”. Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve ajo është konsideruar si këngëtarja fenomen e vitit dhe për këtë titull ka marrë një kupë.

Në fillim të vitit Arilena ka lançuar këngë të tjera nga albumi i saj i fundit të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.