Showbiz

Arriti ta mbante sekret shtatzëninë, Lindita Halimi bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Lindita Halimi mbrëmjen e kaluar ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë dhe askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë.

Përgjatë gjithë pritjes së saj të ëmbël, Lindita nuk është shfaqur në publik apo intervista madje as nga rrjetet e saj sociale nuk kuptohej asgjë.

Lajmin e shumëpritur e ka bërë të ditur partneri i saj Davon Edwards i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka zbuluar se Linda pati një shtatzëni të shëndetshme dhe procesi i lindjes së vajzës shkoi shumë mirë.

Vogëlushja quhet Kaimana dhe dyshja tashmë janë prindër të lumtur.