Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk konsiderohet operacion plastik budalla!”, këngëtarja shqiptare nuk përmbahet kur e akuzojnë për ndërhyrje

Lindita Halimi është një këngëtare shqiptare, e cila karrierën e saj ka zgjedhur ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që e njeh prej vitesh, njeh me patjetër dhe ndryshimin drastik në trupin e saj.

Këngëtarja ka qenë disa kilogramë më shumë dhe tani me anë të aktivitetit fizik dhe mirëushqyerjes ka arritur të ketë një trup me forma shumë të mira fizike, duke treguar kështu një hitori të vërtetë suksesi.

Megjithatë, ka ende skeptikë që dyshojnë se një ndryshim i tillë nuk mund të vijë vetëm falë përpjekjes dhe një diete të mirë, duke akuzuar Linditën për operacione plastike. Një portl, së fundmi ka treguar një fotografi të këngëtares në një lajm duke shkruar se:

…ndërsa dukshëm bien në sy edhe operacionet plastike, si buzët dhe hunda e bërë.

Duket se ky koment nuk i ka pëlqyer fare Linditës, e cila me anë të Instastory në llogarinë e saj në Instagram ka reaguar e revoltuar duke treguar se nuk ka asnjë operacion në trupin e saj, përveçse ka fryrë pak buzët e saj.

Hunda e bërë? Hahaha! Kurrë në jetë operacion plastik s’kam bërë, lip fillers nuk konsiderohet operacion plastik budalla!

Për këdo që nuk e njeh dhe aq mirë Linditën, debutimi i saj si këngëtare në një skenë gjigante ka qenë në vitin 2009 në Festivalin e Top Fest, ku u shpall gjithashtu dhe fituese e atij edicioni (Edicioni i 6).

Më pas, këngëtarja arriti të ishte pjesë e show-t më të famshëm për talente në ShBa “American Idol”, një arritje shumë e madhe për karrierën artistike të këngëtares.

Por, edhe pse Lindita vendosi të zhvillojë karrierën e saj jashtë, nuk e harroi vendin e saj duke përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit në 2017-ën me këngën “Botë, por që fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohet për finalen.

Tanimë, Lindita vazhdon jetën e saj në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj Davon Edwards, me të cilin u martua në vitin 2010, mund të themi se ajo kjo lidhje patur uljengritjet e veta, pasi familja dhe ndjekësit e saj nuk e pëlqenin pasi partneri i saj është me ngjyrë. . Çifti u bënë prindër për herë të parë në 2019-ën dhe e pagëzuan vogëlushen e tyre me emrin  Kaimana.