Showbiz

Arrestohet sërish Chris Brown, çfarë ka bërë tani?!

Këngëtari i famshëm Chris Brown e ka gjetur veten sërish nën pranga. Mbrëmjen e kaluar ai është arrestuar në Florida menjëherë pasi ka përfunduar koncertin në West Palm Beach.

“E News” ka kontaktuar avokatin e 29-vjeçarit për të mësuar arsyen e këtij arresti teksa kanë zbuluar se autoritetet e këtij vendi po prisnin që këngëtari të përfundonte performancën e tij që më pas ta çonin në rajon.

Mësohet se Chris Brown është arrestuar për një krim të bërë vitin e kaluar në të njejtin destinacion. Këngëtari ka qëlluar me grusht në fytyrë një nga rojet e West Palm Beach dhe është arrestuar pasi vendasit e akuzuan dhe lajmëruan policinë.

Ai u arrestua në orën 11 të mbrëmjes dhe 20 minuta më vonë u lirua pasi pagoi një gjobë prej 2000 dollarësh.