Showbiz

Arsyeja e vërtetë përse Demi Lovato hoqi dorë nga miqtë e saj

Duket se pas periudhës 90 ditore të rehabilitimit, këngëtarja Demi Lovato ka marrë vendime të rëndësishme për jetën dhe shëndetin e saj mendor.

Dy ditët e fundit ishin si furtunë për 26-vjeçaren e cila ndaloi së ndjekuri në platformën Instagram, Selena Gomez, Nick Jonas dhe Iggy Azalea.

Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim konkret për këtë vendim por burime pranë saj kanë konfirmuar se Demi ka vendosur të heqë dorë nga miqësitë toksike, kjo për faktin se miqtë e saj kanë dhënë intervista për të ndërkohë që këngëtarja ka qenë duke u kuruar në rehabilitim.

Sipas përfaqësuesve të saj, ky vendim nuk duhet marrë seriozisht pasi thjesht bëhet fjalë për rrjete sociale e jo për jetën reale. Megjithëse i ka hequr nga Instagrami, Demi ende i ndjek personazhet e famshëm në Twitter.