Showbiz

Arsyeja e vërtetë pse Zayn Malik u largua nga One Direction

Zayn Malik ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse ai vendosi të largohet nga One Direction. Këngëtari i hitit “Pillowtalk” ka treguar se një qënie jashtëtokësore e ka bindur atë t’i jepte fund eksperiencës së tij me grupin e famshëm.

“Një alien më foli në gjumë”, ka thënë Malik. Ndërkohë që mund të jetë thjesht një përgjigje inteligjente nga ana e tij, zgjedhja për t’u larguar dhe për të vazhduar karrierën e tij “solo” rezultoi e suksesshme për këngëtarin.

Albumi debutuesi i Zayn Malik “Mind of Mine” është publikuar në fillim të këtij viti dhe e bëri këngëtarin artistin e parë mashkull që kryesoi klasifikimet britanike dhe ato amerikane me albumin e tij debutues.