A Live Night Celebrities Music Showbiz

Artisti Shpat Deda zbulon me detaje si nisi gjithçka si pjesë e grupit “Quiet Hours”!

Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…

Grupin e fillimeve para se të bëheshe i famshëm dhe kohët e universitetit i mban mend me shumë dëshirë. Shpati shkoi për studime për biznes në Bullgari dhe atje ai u bë pjesë e grupit “Quiet Hours” ku gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte edhe krijimet e tij të para.

Quhej band-i “Quiet Hours” ne kemi qëndruar aty në kampus, kemi pasur dhomat  dhe kemi kaluar shumë mirë. Ka qenë ‘crazy’ pas orës 23:00 kanë qenë quiet hours pra që të qëndronim të qetë, pa bërë zhurmë sepse mësonin dhe ashtu  janë njohur dhe kanë qenë ata studentët që u bënin policë. Ata i zbatonin këto rregullat. Ne vendosim që t’ia linim emrin grupit “Quiet Hours” sepse ne ishim shumë të zhurmshëm. Ishte një kontrast dhe këtu i ka mbetur emri. Prej asaj kohe kam kujtime shumë të bukura, normal janë emocionet e para si performues që i kam marrë në skenë. “Quiet Hours” ka ardhur para se unë të shkruaja muzikë, kam filluar në kohën që unë kam qenë pjesë e grupit. Kur fillova ta shikoja që po më pëlqen kjo. 

Për të zbuluar më shumë rreth artistit kliko këtu.