Gossip Showbiz

As Mozzik nuk mundi t’i shpëtojë këtij çrregullimi të shëndetit mendor!

Shëndeti mendor mund të themi se është ai më kryesori për një individ, por kohët e fundit janë shtuar rastet e personave me probleme të tilla, e disa prej tyre në ekstrem.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor, duke nisur që nga stili i jetesës i shkujdesur e deri tek presionet e vazhdueshme dhe stresi i pakontrolluar. Ata që ndoshta janë më të rrezikuar nga këto, janë personazhet e famshëm, të cilët janë nën presion gjatë të gjithë kohës pasi vëzhgohen nga publiku në çdo moment.

Së fundmi, një ndër reperët më të preferuar të publikut, Mozzik, ka shprehur se vuan nga ankthi. Dhe këtë e ka zbuluar me anë të disa postimeve në Instagram.
Ankthi është bërë si ‘sëmundja e dekadës’, pasi shumë të pakët janë ata që kanë mundur t’i shpëtojnë.

Është e trishtueshme, sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth…