Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç di vetëm ajo, Armina Mevlani i kthehet ndjekësit që e akuzon për ndërhyrje estetike!

Armina Mevlani është një ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë. Megjithatë, duket se ndjekësit e saj mendojnë se ajo ka bërë disa prekje në fytyrën e saj.

Në një ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka ‘akuzuar’ bukuroshen se ka të bëra mollëzat dhe dhëmbët dhe thotë që është natyrale. Armina i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto që përmendi janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje.

Të gjitha këto që përmendët janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje për të mos quajtur dikë natyral. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje estetike, dhe nuk do kisha problem ta pranoja. Ndër të tjera, vetullat i kam krejtësisht origjinale, pa microblanding. Edhe tek dhëmbët nuk kam ndërhyrë, përveç dy të parët që më janë thyer në moshë të vogël.

Në një ‘Ask’ të bërë para pak kohësh në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur Arminën se përse nuk nuk ka bërë të pasmet ndërhyrje estetike që të duket si Georgina (e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo me të cilën e krahasojnë shpeshherë për ngjashmërinë mes tyre.) Blogerja bukuroshe u përgjigj duke dhënë jo vetëm një, por katër arsye se përse nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje në trupin e saj.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.