Celebrities Gossip Showbiz

Së bashku me një prej familjarëve të Kiara Titos, Luiz Ejlli ngre një dolli për ndjekësit e tij!

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Ditën e sotme Luizi ka publikuar një video në Instastory, duke na prezantuar për herë të parë me gjyshin e Kiarës. Në video Luizi shihet teksa ngre dollinë me një gotë raki me gjyshin e partneres së tij dhe  tregon se ajo dolli ishte për të gjithë ndjekësit e tij.

Ja ku jam këtu me gjyshin duhet me thënë, të madhin Veli Greca, sa ka ardhur nga Italia se ka bërë mungesa. Duam të ngrejmë një dolli për ju, gëzuar!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Festat e fundvitit po afrojnë dhe shumë prej personazheve publikë kanë realizuar setet e tyre fotografike profesionale. Së fundmi Luizi dhe Kiara kanë publikuar videon e realizuar në një atmosferë shumë të bukur dhe magjike me dritat dhe pemën e Krishtlindjeve, ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.