Showbiz

Një fqinje si Rihanna?! Tmerr!

Diva e muzikës pop dhe sipërmarrësja e famshme pas thashethemeve të ndarjes nga i dashuri miliarder Hasaan Jameel, ka vendosur të blejë një shtëpi në Londër.

Mesa duket ajo nuk mjaftohet me privatësi dhe në këtë shtëpi të re do të shtojë edhe hapësira të tjera që të ndihet sa më rehat.

Media britanike shkruan se 30-vjeçarja është fqinja më e re e ish-këngëtarit të grupit “The Beatles” Paul McCartney, por ky i fundit nuk është aspak i lumtur rreth kësaj çështje.

Banorja më e re e lagjes së tij edhe pse njëkohësisht shumë e famshme duket se nuk është aspak e mirëpritur pasi është tmerrësisht e zhurmëshme. Punimet për shtesat e reja dhe një bodrum po shkaktojnë shqetësime të padurueshme dhe banorët përreth kanë filluar të ankohen përfshi vetë Paul McCartney.

Edhe pse ajo dhe Paul kanë një bashkëpunim muzikor dhe kanë performuar së bashku në skenë nuk do të thotë që e mirëpresin njëri-tjetrin dhe lumturohen për faktin që do të jenë fqinj.