Celebrities Gossip Music

“Askush nuk e luan një këngë të tillë në radio…”/ Përse e thotë Adele një gjë të tillë?!

Në fillim kishim 10 minuta një krijim të Taylor Swift tani kemi edhe një 15 minuta të Adele. Pas publikimit të albumit të katërt të saj me titull ’30’ raportoi se gjatë intervistës së saj në kopertinën e ‘Rolling Stone’ në fillim të këtij viti, se krijimi i “I Drink Wine” ishte fillimisht 15 minuta i gjatë.

Dëgjo, të gjithë të duan, por askush nuk po luan një këngë 15-minutëshe në radio.

Këto ishin fjalët e Adele, versioni i gjatë 15-minutësh ekziston ende. Në këtë këngë, Adele sfidon veten që të rifitojë kuriozitetin që kishte dikur si fëmijë dhe që të mos e marrë jetën si të mirëqenë në disa tekste jashtëzakonisht të ngjashme.

Sipas “Rolling Stone”, një mik i Adelës i quajtur Jed i sugjeroi asaj që të fillonte të regjistronte momentet e saj të dyshimit në vetvete dhe një nga ato momente arriti në fund të këngës prandaj pjesa e saj e të folurit është e mbështetur nga një piano.

’30’ është projekti i parë i Adelës pas gjashtë viteve dhe ndjek rekordet e mëparshme duke përfshirë ’19’ e vitit 2008, ’21’ e vitit 2011 dhe ’25’ e vitit 2015.

Rikujtojmë gjithashtu që Adele është bërë ikona dhe ka zbukuruar kopertinën e numrit të fundit të ‘The Face’, këngëtarja 33-vjeçare ka folur për shmangien e saj nga përdorimi aktiv i llogarive të saj në mediat sociale, pavarësisht se kishte profile në platformat e ndryshme si Facebook, Twitter dhe Instagram.

Unë thjesht do ta gjeja veten duke mos i kryer detyrat e mia gjatë ditën. Është krijuar për të pasur varësi. Edhe po e bën shumë mirë këtë. Mund të kishte pasur diçka vërtet urgjente që duhej të bëja dhe nuk do ta realizoja sepse do të më duhej që të shikoja jetën e dikujt tjetër! Ose të shikoja dizajnet e thonjve ose faqet e tjera të ndryshme ose të lexoja orë të tëra lajme që më bënë të ndihem keq për botën.