Celebrities Gossip Showbiz

“Ata janë të përsosur së bashku”, ja si shprehet Heidi Klum për çiftin Cowell-Silverman!

Heidi Klum ka treguar se nuk u befasua kur Simon Cowell i propozoi të dashurës së tij Lauren Silverman, pas një romance 8-vjeçare. Modelja ka thënë se anëtari i jurisë së “America’s Got Talent” dhe Lauren janë perfektë për njëri-tjetrin përpara se të shprehej në lidhje me unazën e saj të mrekullueshme të fejesës, e cila thuhet se vlen 3.4 milionë dollarë. Ajo tha për The Sun:

Shumë njerëz thanë se janë të befasuar që ai më në fund do të martohet, por unë nuk isha fare, i njoh ata dhe ata janë të përsosur së bashku. Lauren është e mrekullueshme, ajo është një grua e fortë dhe e zgjuar që është shumë e pavarur, duhet të jesh me një burrë të fortë si Simon, kështu që ata plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.

Heidi, e cila është e martuar me kitaristin e “Tokio Hotel”, Tom Kaulitz, zbuloi se ishte shumë e impresionuar me unazën e mrekullueshme të fejesës të Lauren.

Madhësia nuk është gjithçka, por është gjithashtu e bukur. Jam shumë e kënaqur për të dy. E di që ata do të vazhdojnë ta bëjnë njëri-tjetrin shumë të lumtur.

Ndërkohë, shoqja e Simon, Amanda Holden pranoi se ishte tronditur nga shpallja e fejesës pasi nuk priste që ai ta bënte ndonjëherë këtë kërkesë. Ajo u tha dëgjuesve të Heart FM:

Më duhet të them, ndoshta jam po aq e tronditur sa Lauren! Simon tha se nuk do të martohej kurrë, dhe padyshim që Lauren ka qenë pranë tij dhe ata kanë kaluar kaq shumë së bashku, dhe mendoj se ajo është e vetmja.