Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Atalanta Kërçyku për Heidin dhe Romeon: “Nga këto 3 edicione të “BBV” janë çifti më lojtar por kjo është problem…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Atalanta Kërçyku. Debati Egla-Rike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri agravoi deri në atë pikë sa u vendos nga produksioni që të dyja konkurrentet të shkonin “kokë më kokë” në nominim. Si e komenton Atalanta të gjithë situatën e ndodhur mes tyre? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, a ka flirtuar Heidi me djemtë aty brenda? Si e shikon Atalanta?

Më duket sikur e kanë kapur me Heidin. Edhe nëse ka flirtuar mirë e ka bërë sepse single ishte. Heidi vjen nga një kultur tjetër, nuk e ka problem, ndoshta e ka mënyrë të sjelluri jo flirtim. Mjafton të jesh e sjellshme, të qeshësh dhe ta marrin për flirtim. Më është dukur që ka qenë thjesht e sjellshme dhe e qeshur.

Çifti Romeo-Heidi?

Nga këto 3 edicione të “BBV” që janë bërë më duken çifti më lojtar, kanë ndjenjë dhe pëlqim për njëri tjetrin, janë të dy personazhe që shkojnë në karakter dhe nuk ofendojnë. Janë lojtar dhe prapë kjo është një gjë e mirë. Do doja t’i shikoja jashtë a do të vazhdonin bashkë. Po luajnë të dy dhe kjo është një problem sepse të dy janë të fortë. Duan të bëjnë balancat dhe duan të dinë kush është lideri midis tyre, por për mua janë barazim. Nuk është vendosur një lidership i mirëfilltë midis tyre. Po vazhduan kështu do të konsumohen.

Meriton-Ilnisa?

Ata kanë qenë lojtarë që në fillim, por Ilnisa është lidere pavarësisht se nuk po e përdorin më pjesën e dashurisë sepse u ezaurua dhe po luajnë për lojën.

Situata mes çiftin Bardhi-Sara dhe menaxherit të këngëtarit, si e komenton Atalanta?

Më pëlqen që po marrin vëmendjen e duhur, sepse e meriton çdo personazh i “BBV” për çdo sakrificë që kanë bërë për të qenë aty. Sarën e di që është vajzë e zgjuar, e di që nuk i shpëton gjë. Ajo tani nuk po luan, i kanë ndodhur gjëra shumë të prekshme si rasti me babain që uroj mos t’i ndodh asnjë vajze. Edhe nëse janë duke e shfrytëzuar këtë situatë për famë bravo i qoftë por nuk e mendoj që Bardhi do të pranonte të bënte një gjë të tillë.