Gossip

Ava Max ka një mesazh për të gjithë ish-at e saj!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë. Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë për “Forbes”, ku ka folur për faktin që tregohet shumë feministe në këngët e saj.

Ava Max tha se nuk i intereson nëse kjo është problem vetëm për një pjesë të njerëzve.

Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di nëse kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi.