Aktualitet Politikë

Basha pas takimit me delegacionin e ODHIR-it: Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë!

Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha me delegacionin e ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.Në një deklaratë për media kreu i opozitës tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill.  Ndamë me të dakordësimet për rekomandimet e raportit të OSBE. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe skeretin e votës thotë rekomandimi 2 dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika. Po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti mund të duket si kur bëhet fjalë për Bjellorusinë. Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë, vjedhjen e të dhënave provate të qytetarëve dhe përdorimit të tyre nga sistemi i patronazhistëve. Korniza ligjore më të cilat u zhvilluan zgjedhjet nuk është përputhur me standardet dhe normat e komisioni të Venecias. Ndava me Gacek që gjërat janë përkeqësuar. Rama ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur mundësinë që gazetarët të marrin informacion. Në këtë vend s’duhet thjesht një reformë zgjedhore por një shkundje e thellë e sistemit. PD është e përkushtuar të bëjë gjithçka, armiku i vetëm i PD është regjimi i Ramës”, tha Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri priti sot në takim një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Fokusi i diskutimit ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.

Gjiknuri falenderoi përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin e tyre si në procesin e hartimit të reformës elektorale përpara zgjedhjeve ashtu edhe në monitorimin e mëpasshëm të procesit zgjedhor. Ai konstatoi se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një hap i rëndësishëm përpara në përmbushjen e të gjitha detyrimeve për një proces në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për procesin e dialogut politik rikthimin e opozitës në institucione, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehu gadishmërinë e mazhorancës për tu ulur sa më parë në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Sipas Gjiknurit, dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane. Në këtë frymë, ai tha se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale.