Aktualitet Politikë

“Bashkë Fitojmë” çon në Kolegj Zgjedhor vendimet e KAS për Rrogozhinën, Kamzën, Belshin!

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka çuar në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për bashkitë e Rrogozhinës, Belshit dhe Kamzës.

Këto ankimime dërgohen në Kolegj pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Për Belshin dhe Rrogozhinën “BF” ka kërkuar pavlefshmëri të kutive të burgut, ndërsa për Kamzën dhe Elbasanin një inspektim të pajisjeve që u përdorën për votimin dhe numërimin elektronik.

Më herët KAS rrëzoi kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për të caktuar ekspert ndërkombëtar për ekspertimin e pajisjeve elektronike që u përdorën në Bashkinë e Kamzës.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  kërkoi kundërshtimin e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhësetë Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë Kamëz.

“BF” kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.

Pasi sipas pretendimeve të opozitës votimi elektronik në Kamëz ishte i manipuluar përmes sistemit ektronik dhe fiuesi ishte paracaktuar.

KAS refuzoi që ekspertiza të bëhet nga ekspertë të huaj dhe të pavarur nga institucionet shtetërore, apo KQZ.