Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunim me veten, Semi Jaupaj vjen me një projekt muzikor të veçantë!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Semi ka disa kohë që nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor e mesa duket pritja mbaroi pasi kënga e saj më e re do të publikohet ditën e sotme në orën 18:00 dhe titullohet “Autostradë”. Një bashkëpunim mjaft interesant e ka quajtur këngëtarja teksa ka postuar një foto ku duket vetja e saj e trefishuar.

Së fundmi Semi na ka kujtuar se është duke punuar me projektet e reja muzikore dhe duke xhiruar videoklipet e tyre. E përveç kësaj me anë të një filxhani kafe na ka treguar edhe një këshillë për të ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga ankthi.