Botë e Çuditshme Tech

Bashkëthemeluesi i ‘OceanGate’ po kërkon të çojë njerëzit në Venus deri në 2050-tën!

Bashkëthemeluesi i ‘OceanGate’, kompanisë që krijoi nëndetësen famëkeqe, Guillermo Söhnlein, thotë se do të dëshironte të shihte 1000 njerëz që jetonin në një koloni lundruese në Venus deri në vitin 2050. Guillermo raportoi se ai ka dashur ta bëjë njerëzimin një specie me shumë planetë që kur ishte 11-vjeç dhe beson se nuk duhet të ndalojmë kurrë së shtyrë kufijtë e inovacionit.

Ai është gjithashtu themelues i ‘Humans2Venus’, të cilën e përshkruan si një sipërmarrje private e fokusuar në krijimin e një pranie të përhershme njerëzore në atmosferën Venusiane. Në një postim në ‘website’-n e ‘Human2Venus’ në shkurt, Söhnlein shkroi:

Unë nuk jam inxhinier apo shkencëtar, por kam besim të plotë në aftësitë e të dyve. Prandaj, gjithmonë kam menduar se ata do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat e panumërta me të cilat përballemi në mjedisin ekstrem të hapësirës.

Ai gjithashtu shpjegoi se organizata zgjodhi Venusin për shkak të gravitetit. Venusi, i cili shpesh quhet “planeti motër” i Tokës për shkak të madhësisë së tyre të ngjashme dhe përbërjes së masës, ka pothuajse të njëjtën gravitet sipërfaqësor si Toka. Ai është planeti më i ngrohtë në sistemin diellor me një atmosferë plot me dioksid karboni. Söhnlein beson se pavarësisht nga këto kushte, njerëzit mund të mbijetojnë në një koloni lundruese 30 milje nga sipërfaqja e planetit ku temperaturat janë më të ulëta dhe presioni është më pak intensiv.