Celebrities Gossip Showbiz

“Bashkim familjar”/ Donald Veshaj poston foto me Ilir Shaqirin dhe partneret e tyre!

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë pasur një raport “dashuri dhe urrejtje” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Por pas përfundimit të reality show-t, mëritë mes tyre filluan të sheshohen dhe tani gëzojnë vetëm respekt për njëri-tjetrin.

Kjo u duk qartë kur aktori dhe moderatori vendosi që të ftonte balerinin e njohur në edicionin e dytë të emisionit të tij, “Më lër të flas”. Por jo vetëm kaq, pasi me fillimin e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” ku Shaqiri ishte kryetari i jurisë, ata janë takuar më shpesh me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se e kanë lënë pas të shkuarën.

Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit më popullor të kërcimit, Donaldi dhe Iliri kanë postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit. Madje në disa poza janë pranë aktorit dhe balerinit janë edhe partneret e tyre.

Kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”, Ilir Shaqiri dhuroi një performancë elektrizuese natën finale në skenën e kërcimit. Ndërsa prej javësh ka kritikuar konkurrentët, atë natë ai zgjodhi të vishte kostumin e kërcimit.