BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Showbiz

BBV Live nga Shtëpia: Emocional apo racional, si i ndan Juli për Romeon e Françeskën?

Sapo ka filluar Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.

Françeska dhe Romeo ishin të ftuarit e Julit në formatin radiofonik të spektaklit për të cilin flasin kaq shumë shqiptarët. Juli nuk i fshehu emocionet e rikthimit pas shumë vitesh në radion ku dikur ka qenë pjesë e një emisioni.

Disi më të relaksuar u shfaqën banorët, duke hedhur batuta dhe “zënka britanike” siç i quajti Françeska.

Dhe moderatori Juli kishte menduar të ndalej në një aspekt sipas tij “të hasur” në shtëpinë e BBVIP Albania ku bazuar në karakteristikat e secilit, tha se ndahen në emocionalë e racionalë. Emocional e kishte për Romeon e racionale për Françeskën.

Pyetja e parë e Julit?

Si është më mirë, të jemi emocional apo racional?

Për Romeon nuk ka njësi matëse, “e rëndësishme mos të të mundojë shumë që të jesh vetja”.

Do, s’do këtu do të dalësh te vetja. Si e menaxhon secilën anë, është në dorën tënde dhe e mira është t’i kesh të dyja. Dobësi nëse dominon ana emocionale e disi çnjerëzore nëse dominon vetëm ajo racionale dhe emocionet mos jenë pjesë e debateve.

Juli pyet Françeskën se kush është rruga më e lehtë për ta luajtur këtë lojë?

Franceska: Duhet të kesh pak nga të dyja. Për fat të keq, kur je shumë, shumë emocionale, të pengon shumë në lojë.

Françeska këshillon Romeon ta shohë situatën në tërësi ndërsa vetë ka një shpjegim kur e etiketojnë si të ftohtë e sidomos “robotike” nga Juli. Banorja e ka një shpjegim:

Shpesh jam cilësuar një “robote” nga ty Juli, por unë mendoj se kjo është dhe për faktin që jam rritur jashtë në Britaninë e Madhe. Ne kemi kulturë tjetër, nuk kemi zënka kaq gjaknxehta.

Me Françeskën që ripohoi se do të mbetet një llogaritare e zonja dhe Romeon që u shpreh për të kundërtën, Juli e mbylli me një batutë pjesën e parë të emisionit të tij dhe që debatit filozofik mbi emocionalen e racionalen i ndaka një fije e hollë, por që rrugës do të përpiqen ta gjejnë limitin.