Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Beatrix Ramosaj bëhet nostalgjike! Ndan me ndjekësit foton e vjetër familjare…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar.

Në një ditë feste si kjo e sotmja, ku të gjithë besimtarët mysliman festojnë “Kurban Bajramin” me familjet e tyre, Beatrix ka postuar në ‘Instastory’ një foto të vjetër të familjes së saj, kur bukuroshja dhe vëllai i saj, këngëtari i njohur Alban Ramosaj ishin ende të vegjël dhe babai i të dyve ishte ende pranë tyre, pasi fatkeqësisht ai ka ndëruar jetë disa vite më parë. Në foton kaq emocionuese duken Trixa dhe Albani dhe prindërit e tyre të përqafuar me njëri-tjetrin.

Disa ditë më parë TAR nëpërmjet disa postimeve të Beatrix dyshoi për një bashkëpunim muzikor me tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj dhe mesa duket rezultoi të jetë e vërtetë. Vetëm pak më parë me anë një postimi në ‘Instastory’ të dyja këngëtaret e kanë pranuar se do të sjellin një këngë bashkë dhe kanë treguar se do të publikohet së shpejti.