Celebrities

Bebi numër dy po vjen! Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij japin lajmin e bukur!

Dy vite më parë futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Leonita, solli në jetë një vajzë, që u pagëzua me emrin Ayana. Por një tjetër pjesëtar i ri po i shtohet familjes Xhaka. Graniti ka zbuluar se bashkëshortja e tij është sërish në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

Futbollisti ka postuar në Instagram një foto ku shihet përkrah bashkëshortes dhe vogëlushes së tyre. Leonitës i dallohet qartë barku i rrumbullakosur dhe për gjithë këto muaj ia ka dalë ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj.

Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim- ka shkruar Xhaka. 

Gjininë ai nuk e ka zbuluar ende dhe se kur mundet të vijë në jetë fëmija i dytë i tyre. Kujtojmë se Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë.