Showbiz

Bëhuni gati! Super bashkëpunimi i Justin Bieber dhe Shawn Mendes po vjen

Dy nga kanadezët më të famshëm në botë, Shawn Mendes dhe Justin Bieber po sjellin një super këngë dhe fansat mezi po presin. Dyshja na ka lajmëruar nëpërmjet një videoje në Instagram se kënga mban titullin “Monster” dhe do lançohet më 20 nëntor.

Ky është bashkëpunimi i parë i këngëtarëve dhe nuk kemi dyshim që do të jetë super i suksesshëm. Kënga do jetë pjesë e albumit të Shawn, të titulluar “Wonder”. Rikujtojmë se Mendes, autori i hitit “Stiches” arriti brenda një kohe të shkurtër të depërtojë në tregun ndërkombëtar, teksa këngët e tij kanë arritur miliarda klikime në YouTube.

Ndërkohë, kënga e fundit e Justin ka pushtuar mediat sociale. Ajo flet rreth vështirësive të tij për menaxhimin e famës në adoleshencë.