Celebrities Showbiz

Ben Affleck reagon pas deklaratës së tij ku fajësoi ish-bashkëshorten për problemet me alkoolin!

Ben Affleck po merr shumë reagime negative në rrjet për një intervistë të fundit që bëri me Howard Stern dhe sipas një burimi të “Page Six” edhe Jennifer Lopez nuk e ka pritur aspak mirë. Ndërsa diskutonte rreth divorcit të tij me Jennifer Garner gjatë një interviste në “The Howard Stern Show” së fundmi, Affleck dukej se i lidhte problemet me varësinë ndaj alkoolit me ish-bashkëshorten.

Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse ndihesha si i zënë në kurth, isha sikur nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur, çfarë të bëj? Dhe ajo që bëra ishte që pija një shishe skoceze dhe më zinte gjumi në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja.

Affleck dhe Garner ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2015 dhe kanë tre fëmijë. Aktori ka qenë në rehabilitim disa herë dhe ka qenë i hapur me betejat e tij me alkoolin. Në vitin 2018, tre vjet pas përfundimit të martesës së tyre, Garner u fotografua duke e çuar atë në rehabilitim.

Mediat sociale ndërkohë janë plot me komente negative kundrejt intervistës së Affleck. Një përdorues i Twitter tha:

Kur nuk mund të pranosh që problemi yt i pijes është për shkakun tënd, ti ende ke problem me pijen. Jennifer Garner nuk e çoi Ben Affleck-un për të pirë, por ajo e çoi atë në rehabilitim, ndoshta duke i shpëtuar jetën.

Rrjeti shpërtheu me inat kundrejt aktorit, ndërsa vetë Ben ka reaguar orët e fundit duke thënë:

Unë nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të mendojnë se kam thënë ndonjë fjalë të keqe për nënën e tyre. Unë fola shumë gjatë asaj interviste edhe për respektin që unë dhe Jennifer Garner kemi për njëri-tjetrin e se sa kujdesemi ende për njëri-tjetrin. Për alkoolin kam thënë që nxori anën time më të keqe, më të pandjeshme, me idiote dhe krejtësisht të kundërtën e asaj që unë jam në të vërtetë.

Rikujtojmë se, Jennifer Lopez është inatosur me të dashurin e saj Ben Affleck pasi ai kishte folur keq për Jennifer Garner. Burimet thanë për mediat e huaja si më poshtë.

Lopez po përfshihet në këtë sepse po del me të. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Ajo po përpiqet të njohë atë dhe fëmijët e Ben. Është e pamatur nga ana e tij sipas Jennifer.