Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Por, sigurisht që nuk mungon dhe mbështetja e shumtë nga ndjekësit për prezantuesen. Ashtu si ka qenë dhe më i fundit, ku një prej fanseve të saj ka pikturuar portretin e Megit.
E ashtu si vetëm Megi di, ajo e ka falenderuar me fjalët më të veçanta dhe është kujdesur t’i japë një këshillë.
Dikush t’i japë kësaj vajze një trofe. Seriozisht, bravo për përkushtimin. Mos bëj më personazhe, bëj familjarë, shok, shoqe, të panjohur, qen, mace, por asnjë të famshëm. Ti meriton para dhe shumë të tjerë si ty.
Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.