Celebrities Film & Tv Gossip

Beniada reagon lidhur me ngjarjen e bujshme të Luizit: “Ka nevojë për ndihmën e një psikologu!”

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik të cilët janë ndarë në dy grupime, ato pro dhe kundër tij.

Së fundmi lidhur me këtë temë kaq delikate ka reaguar dhe ish- banorja e ‘BBV 1’, Beniada Nishani e cila me anë të postimeve të saj ka treguar se është një ndjekëse e rregullt e këtij edicioni. Pak më parë me anë të një ‘Ask-u’, teksa disa nga ndjekësit kanë akuzuar produksionin apo Luizin, modelja ka treguar opinionin e saj lidhur me këtë situatë.

Çfarë fitimi do të kishte produksioni? Nëse do të kishte qenë i sëmurë, produksioni do të kishte qenë i pari që do të zbatonte një plan për ta ndihmuar dhe shtruar në spital. Po flasim për një sëmundje dhe në këto raste s’ka asnjë lojë. Luizi ka nevojë për ndihmën e një psikologu të mirë sepse duket qartë që nuk është mirë.  

Më shumë se gjithë të tjerët brenda asaj shtëpie, kjo temë ka prekur Kiarën, të cilës ai i rrëfeu së pari këtë histori. Teksa të gjithë banorët duket se e kanë vënë me shpatulla pas murit, Luizi ka tentuar disa herë të flasë dhe të sqarojë moderatoren. Gjatë bisedës së tyre, ai shprehet se ka një arsye të fortë përse e bëri këtë gjë, e cila nuk mund të thuhet në atë ambient dhe në ato rrethana. Pavarësisht këmbënguljes së tij, Kiara nga ana tjetër shprehet e vendosur për të shkëputur çdo kontakt mes tyre.