Gossip Showbiz

“Bëra gjithçka për të, nuk e meritoja tradhëtinë”, partnerja e Mauro Icardi-t flet për babain e tre fëmijëve të saj!

Super ylli televiziv Wanda Nara prej disa vitesh është e martuar me futbollistin italian, Mauro Icardi. Por para se të përfshihej në këtë marrëdhënie ku mund të themi se të dy si Wanda si Mauro janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin, bukuroshja ka qenë e martuar më mikun e ngushtë të Icardi-t, Maxi Lopez, me të cilin ka edhe 3 djem.

Së fundmi, Wanda ka sjellë në vëmendje sërish marrëdhënien që pati me Maxi-n duke shprehur se pse dhe si ka ardhur ndarja mes tyre. Ajo u shpreh për revistën “Confidenze” se nuk mund ta falte dot argjentinasin pasi e tradhëtoi me një tjetër.

Unë nuk mund ta falja atë për tradhëtinë. Ka gra që arrijnë ta injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë nuk e bëra atë nga respekti për veten. Nuk e meritoja atë tradhëti. Unë lashë vendin tim dhe hoqa dorë nga karriera për ta ndjekur në Itali, duke e bërë ëndrrën e tij realitet. Pas dasmës, hodha gjithçka pas krahëve në Argjentinë dhe ika me të në Itali. Pas zbulimit të tradhëtisë i mblodha menjëherë çantat dhe u ktheva në Argjentinë me tre fëmijë të vegjël, duke u përpjekur të rindërtoja jetën time.

Gjithashtu modelja argjentinase foli edhe për lidhjen me Mauro Icardi-n, me të cilin vazhdon të jetë ende.

Ai ishte shumë i ri asokohe, por qartësisht ndryshe nga të tjerët. Një njeri i veçantë, që thotë gjithmonë atë që mendon dhe që nga fillimi i lidhjes sonë nuk kam pasur kurrë frikë se mund të më tradhtojë.

Rikujtojmë, se në një intervistë për mediet italiane disa kohë më parë, Wanda “thumboi” Interin duke shprehur se:

Nuk e di kush ishte ai që ia vuri syrin Mauros, por rezultoi diçka që u leverdisi të gjithëve. Ai shkoi në një skuadër më të mirë dhe më të rëndësishme. Mauro është pofesionist, nuk bën kurrë seks para ndeshjeve.

Nara gjatë martesës me Maxi Lopez, lindi tre fëmijë, Valentino Gaston, Constantino Lopez dhe Benedicto Lopez. Ndërsa me Mauro-n ka dy vajza Francesca dhe Isabella Icardi.