Celebrities Gossip Showbiz

Bes Kallaku baba për herë të dytë, ja fjalët dedikuar të birit të sapoardhur në jetë!

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe vetëm pak më parë djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Këtë na e kanë treguar vetë Xhensila dhe Besi me një postim në Instagram me një foto të duarve të bebes. Vogëlushi ka ardhur në jetë sot në datën 11.11 dhe në orën 11:11 AM, një rast shumë i rrallë, dhe të dy kanë vendosur ta quajnë Amen. Besi nuk mund të mos kishte disa fjalë për ardhjen në jetë të djalit të tij dhe ka shkruar:

Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakortësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)